image ​Berisha e quan dinjitoze paraqitjen e krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale

Shqipëri

​Berisha e quan dinjitoze paraqitjen e krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale

news image

Ish-kryeministri dhe kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha e ka thënë se ish-krerët e UÇK-së bënë një paraqitje dinjitoze para Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një paraqitje në Debat Plus në RTV Dukagjini, Berisha tha se ata kanë qenë luftëtarë të lirisë dhe jo organizatë kriminale dhe një ushtri që çlirojë Kosovën së bashku me NATO-n.

“Paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe ata refuzuan dhe hodhën poshtë akuzat, dëshmuan para gjykatës se ata kanë qenë luftëtarë të lirisë dhe jo organizatë kriminale, dhe një ushtri që çlirojë Kosovën së bashku me NATO-n”, tha ai.

Berisha ka folur edhe për akuzat që iu bënë atij dhe Lulzim Bashës nga PSD-ja, për vizitën në “Shtëpinë e Verdhë”.

“Këto janë sulme primitive që nuk kanë nderë nuk kanë moral dhe që është kryekëput në shërbim të Beogradit’, tha ai. /Gazeta Sinjali/