image ​Afër 15 mijë raste me COVID-19 në Kosovë

Kosovë

​Afër 15 mijë raste me COVID-19 në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 57 raste rezultuan pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

“Numri total i rasteve pozitive është 14,939 raste nga 60,913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,003”, thuhet në njoftim e tyre. /Gazeta Sinjali/