Drejtuesit e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë janë mbledhur sot për të diskutuar rreth planit të veprimit për ndërmarrjen e masave preventive kundër koronavirusit.
Aktualisht në Ministrinë e Arsimit, drejtuesja e këtij institucioni, Hykmete Bajrami, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani e drejtorë komunalë të arsimit, po diskutojnë rreth planit për parandalimin apo trajtimin e koronavirusit.
Ajo tha se ky është takim punë rreth një plani të veprimit qe e kanë përpiluar për ndërmarrjen e masave preventive kundër këtij virusi.
Ndërkohë drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani do t’i njoftojë drejtorët e arsimit rreth gjendjes aktuale.
Pas takimit, pritet të mbahet konferencë për media.
Kujtojmë se në Shqipëri, qeveria ka marrë vendim për mbylljen e shkollave për dy javë, me që janë konstatuar 10 raste të prekura me këtë virus.
Ndërsa në Prishtinë, kryetari i komunës ka deklaruar se duhet të konsiderohet mbyllja e shkollave edhe në Kosovë./Gazeta Sinjali/