image ​5 simptomat kryesore që tregojnë se keni mungesë të vitaminës E

Shëndeti

​5 simptomat kryesore që tregojnë se keni mungesë të vitaminës E

news image

Shumica e njerëzve nuk vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine, ajo zakonisht ndodh tek ata që nuk mund të thithin lëndët ushqyese nga ushqimi, si për shembull njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it ose fibroza cistike.

Por, sipas mjekes së përgjithshme Kristen Elizabeth Holtz nga Virgjinia, nëse keni mungesë të vitaminës E, ka simptoma kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Dobësi

Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E, muskujt tuaj vuajnë nga stresi oksidues, i cili çon në dobësi.

Mpirje

Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë neuropati periferike – mpirje në duar dhe këmbë.

Probleme me koordinimin

Një tjetër efekt anësor i mungesës së vitaminës E është koordinimi i dobët. Përkatësisht, mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në prishjen e disa neuroneve në tru që janë vendimtare për kontrollin e lëvizjeve.

Dëmtimi i shikimit

Receptorët e dritës në tru mund të dëmtohen nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E përmes ushqimit. Kjo mund të çojë në dëmtim të shikimit me kalimin e kohës, më shpesh në turbullim.

Imuniteti i dobësuar

Kur sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, bëhet më e vështirë për trupin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet. Vitamina E është thelbësore për të ndihmuar sistemin imunitar, pasi mbështet rritjen e qelizave T që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

/GazetaSinjali/