image ​36 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, një në gjendje të rëndë

Kosovë

Pandemia/ ​36 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, një në gjendje të rëndë

news image

Janë 36 pacientë të konfirmuar me Covid-19, të cilët po trajtohen gjatë ditës se sotme në Klinikën Infektive. Gjashtë nga këta janë në oksigjeno-terapi, ndërsa, një i cili është edhe në hemodializë është në gjendje më të rëndë.

Infektoktologu Nderim Hasani thotë se janë edhe katër të infektuar të tjerë të cilët janë në hemodializë.

“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 36 persona me Covid pozitiv. Nga ta gjashtë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe gjendja e tyre është stabile. Një prej tyre janë duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv një paciente, e cila është në modusin e ventilimit mekanik dhe ajo bën edhe seanca të hemodializës. Ndër ta, edhe katër të tjerë bëjnë seanca të hemodializës. Dhe gjendja e pacientëve 29 në numër paraqitet stabile”, thotë Hasani.

Infektologu Hasani thotë se personat të cilët janë në gjendje më të rëndë janë të moshës së shtyrë.

“Kryesisht nga gjithë këta që janë në gjendje më të rënduar janë në moshë të shtyrë apo gjeneratë e tretë”, shton ai.

Gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre pacientë të tjerë.

“Në bazë të numrit të vijnë pacientët i marrim strishot, ajo çfarë mund të themi është se për tre nga këta jemi në pritje të rezultatit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për tu konfirmuar apo përjashtuar infeksioni”, thekson Hasani.

Ndër të tjera, ai thekson se brenda dy jave pritet që të bie dukshëm numri i personave të infektuar me koronavirus.

“Fatmirësisht ne duke parë rrjedhën e pacientëve mund të themi se kemi hyrë në një fazë ku presim rënie edhe të numrit të të paraqiturve por edhe të infektuarve dhe nëse më lejohet jo si prognozë por thjesht si analizë, ne presim që brenda dy javëve gjendja do të shkon drejt uljes, apo ajo lakorja do të ketë një rënie të dukshme”, shprehet Hasani.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 806 persona të infektuar me covid-19. Prej tyre 271 janë shëruar, ndërsa 22 pacientë me këtë virus kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/