image ​Sulmi në uzinën ushtarake në Shqipëri, Haradinaj: Shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes

Shqipëri

​Sulmi në uzinën ushtarake në Shqipëri, Haradinaj: Shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë, ku dy ushtarë të Forcave të Armatosura u sulmuan me sprej nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Haradinaj u ka uruar shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar.

“E gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Sinjali | Facebook