image ​Mbi 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

​Mbi 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Të hënën u njoftua edhe për 512 raste të reja pozitive me COVID-19 duke e çuar në total numrin e të infektuarve në vend në 94.167 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, janë testuar 447.840 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.

Në vend si pasojë e koronavirusit janë regjistruar 1.926 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

Ministria e Shëndetësisë dje ndërmorri masa të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi prej nesër. /Gazeta Sinjali/