image ​Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Kosovë

​Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë, para 15 vjetësh dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë.

Sipas Limajt, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare.

Lideri i Nismës ka thënë se institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur çlirimtarët në Hagë dhe se kërkesa e tij ka qenë që të ketë një gjykatë gjithpërfshirëse.

Ai është shprehur se është inkurajuar nga kryetarja e Gjykatës të cilët thonë se do të hetojnë gjitha krimet.

“Ne duhet t’i shohim veprimet tash. Kosova duhet ta ngre zërin dhe se çdo masakër duhet të gjykohet. Kryesit duhet përgjigjen për veprat e tyre. S’do të ndalemi dhe do të bëhemi zëdhënës të kësaj teme”, ka thënë Limaj në RTK. /Gazeta Sinjali/