Kryetarët e rajonit të Anamoravës, në takimin e mbajtur me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe regjionale, kanë marrë vendim që të vazhdohen masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes, si preventivë kundër Covid-19.
Nga sot, qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00.
Kryetari Haziri ka thënë se takimi është në funksion të masave të reja krahas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për kujdes maksimal si dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet një mobilizim edhe më i madh në parandalim të Covid-19
“Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfilltë regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shënd etit publik dhe për çdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/