image ​Haradinaj: Nëse nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje

Politikë

​Haradinaj: Nëse nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vazhdon oferta e partisë së tij për president të vendit.

Ai ka thënë se oferta e tij është serioze dhe pret nga partnerët e koalicionit që ta marrin seriozisht.

Në të kundërtën, ai ka thënë se nëse nuk zgjidhet president, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Megjithatë, ai e pranon se për të siguruar këtë post duhen 2 të tretat e votave të deputetëve, gjë që e sheh të vështirë.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në Klan Kosova.

/Gazeta Sinjali/