Nesër në Kosovë do të vij për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Ai është ftuar që ta vizitoj Kosovën nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.
Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:
Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc.
Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.
Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.
Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca./Gazeta Sinjali/