Sot një zyrtare e Gjykatës së Apelit, që është shtatzënë, ka ngecur në ashensor për rreth 50 minuta.
Për mediat tjera, këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.
Ai tha se gjendja shëndetësore e zyrtares është e mirë.
“Gjendja shëndetësore është e stresuar, rreth 50 minuta ka ngel në ashensor, për ta nxjerrë është dashur të thehet një pjesë e murit”, tha ai.