image Zyrtarisht e diela nga sot nuk do të jetë ditë pune në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Zyrtarisht e diela nga sot nuk do të jetë ditë pune në Maqedoninë e Veriut

news image

Nga dita e sotme, në Maqedoninë e Veriut dita e diel nuk do të jetë ditë pune. Inspektorati i Tregut u bëri thirrje punëtorëve të paraqesin çdo rast nëse ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre.

Ata që do të punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologji nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marrin mëditje më të larta për 50 për qind dhe duhet të ketë një ditë të lirë, të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme.

Inspektorati i Punës njoftoi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse u janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën, raporton Alsat M.

Para fillimit të kryerjes së punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar që ta njoftojnë Inspektoratin e Punës në formular të shënuar – Njoftim për kryerjen e punës të dielën, i cili mund të gjendet në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës./GazetaSinjali/