image Zyrtari policor i përfshirë në incidentin me armë dhe sopatë në Veternik, Sinjali sjell detaje të reja

Siguri

Zyrtari policor i përfshirë në incidentin me armë dhe sopatë në Veternik, Sinjali sjell detaje të reja

news image

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje me armë zjarri dhe sopatë në mes të rrugës në Veternik, në Prishtinë. Sinjali mëson se i përfshirë aty ishte një zyrtar policor.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se i përfshirë në incidentin në Veternik është një zyrtar i Policisë së Kosovës.

I njëjti para se të përballet me qytetarin që në pamje shihet me një sopatë në dorë, rezulton se ka telefonuar në stacionin policor të jugut dhe ka denoncuar mosbindjen e qytetarit ndaj kërkesave të tij.

Ndërsa qytetari tjetër i përfshirë në këtë përleshje po ashtu e kishte denoncuar rastin në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë rast.

/GazetaSinjali/