image Zyrtari iranian i përgjigjet kërcënimit të Trump për ishullin Kharg: Aventurizëm i pamatur amerikan

Botë

Zyrtari iranian i përgjigjet kërcënimit të Trump për ishullin Kharg: Aventurizëm i pamatur amerikan

news image

Një reagim i parë nga zyrtarët iranianë ka ardhur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi për marrjen e ishullit Kharg “në një të ardhme jo shumë të largët” dhe vendosjen e “kontrollit të plotë” mbi industrinë e naftës dhe gazit të Teheranit.

Ambasadori i Iranit në Pakistan, vendi që ka udhëhequr negociatat mes palëve, ka shpërndarë një deklaratë në rrjetet sociale vetëm dhjetë minuta pas mesazhit të Trump-it.

Reza Moghadam tha: “Adventurizmi i pamatur i SHBA-së dhe qasja e saj e mburrur dhe e gatshme për të nxitur konflikte, praktikisht ka dëshmuar se SHBA po kërkon përshkallëzim dhe sharlatanizëm, në vend të një zgjidhjeje substanciale paqësore me vullnet të mirë.”

Ai shtoi: “Nëse ai dëshiron të provojë fatin e tij, është në rregull, por përvojat kanë treguar se në fund të ditës dhe pas cikleve të tensionit, ai ka fituar më pak se më parë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/