image Zyrtari i lartë i NATO-s: U përballëm me një situatë të vështirë në Kosovë, shtuam rreth 1 mijë trupa

Siguri

Zyrtari i lartë i NATO-s: U përballëm me një situatë të vështirë në Kosovë, shtuam rreth 1 mijë trupa

news image

Nënsekretari i Përgjithshëm në detyrë i NATO-s, Boris Ruge, së fundi ka folur në lidhje me Kosovën.

Në disa përgjigje gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai ka thënë se Ballkani Perëndimor është në radarin e NATO-s.

Zyrtari i lartë i NATO-s ka theksuar situatën e vështirë në Kosovë për një vit e gjysmë, duke përmendur edhe sulmet ndaj KFOR-it dhe sulmin e Banjskës.

“Gjatë një viti e gjysmë, kemi pasur situate të vështirë në Kosovë, duke përfshirë sulmin ndaj trupave të KFOR-it në maj të vitit 2023, duke përfshirë incidentin në veri të Kosovës në Banjskë, në nëntor të vitit 2023, dhe kemi investuar shumë kohë, përpjekje dhe burime për ta marrë në kontroll situatën”, tha ai.

“Shembull, ne kemi shtuar rreth një mijë trupa te KFOR-it për të qenë në gjendje që të përballemi me çdo situatë që mund të ngritët. Dhe sigurisht, kemi kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina që të ulin tensionet”.

/GazetaSinjali/