image Zyrtari britanik për qëndrimin në Kosovë: Është vend i mundësive (VIDEO)

Kosovë

Zyrtari britanik për qëndrimin në Kosovë: Është vend i mundësive (VIDEO)

news image

Komisioneri i Tregtisë për Evropën në Britaninë e Madhe, Chris Barton, është duke qëndruar këtë javë në Kosovë.

Barton ndodhet për herë të parë në Kosovë dhe përmes një videoje, ka treguar përshtypjet e tij për vendin dhe njerëzit.

Barton thotë se Kosova është një vend shumë emocionues dhe që e priti shumë ngrohtë, teksa thekson se ka shumë mundësi për bashkëpunim mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës.

“Mirë se vini në Prishtinë, që është kryeqyteti i Kosovës, ku kam pritur një mirëseardhje shumë të ngrohtë, nga autoritetet kosovare, bizneset kosovare dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar që investojnë në vend, është një vend shumë emocionues”, ka thënë Barton.

Ai tutje shton se mund ta ndiejë dinamizmin e vendit, sepse është një vend i ri që ka pavarësinë e tij pak më shumë se 14 vjet më parë dhe kudo që shikon, mund të shoh provat e ndërtimeve të reja dhe shumë biznese që po bëhen.

Tani arsyet gjithashtu për të qenë shumë i emocionuar janë edhe për mundësitë këtu, mundësitë e veçanta në fushat e minierave, në aspektin e energjisë së rinovueshme, në aspektin e infrastrukturës, në aspektin e shërbimeve financiare dhe profesionale, të gjitha fushat ku Britania e Madhe ka shumë për të ofruar“, tha ai.

/GazetaSinjali/