image Zyrtarët publikë kanë kohë deri nesër për ta deklaruar pasurinë

Financa

Zyrtarët publikë kanë kohë deri nesër për ta deklaruar pasurinë

news image

19 qershori është dita e fundit kur zyrtarët publikë në Kosovë kanë mundësi të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rast se nuk e bëjnë një gjë të tillë, AKK ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzime penale ndaj tyre.

“Nëse shohim praktikat e mëhershme pothuajse gjithmonë pasurinë e kanë deklaruar mbi 95%, (dhe besojmë se ky trend do te avancohet edhe tani). Mirëpo, AKK ndaj te gjithë zyrtarëve publikë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas afateve ligjore dhe nuk e kanë arsyetuar një gjë të tillë, ka vepruar sipas kompetencave ligjore duke ushtruar kallëzime penale ne prokuroritë kompetente” kanë thënë nga AKK për Gazetën Sinjali.

Procesi i deklarimit të pasurisë bëhet konform nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228./GazetaSinjali/