Sot gjatë ditës është konfirmuar edhe largimi i tretë nga skuadra e Arbërisë, shkruan Sinjali Sportiv.
Pas Rilind Gërbeshit dhe Gëzim Rusit, rrugët me skuadrën nga Dobraja e Lipjanit i ka ndarë edhe Kujtim Qeli.
Kjo është bërë e ditur nga vetë lojtari, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi nga Qeli (pa ndërhyrje):
“Te dashur shok dhe dashamir, pas 3 viteve ne kete familjen te madhe sot pas nje bisede me drejtuesit e klubit kam vendosur ti jap fund aventures ne klubin e Arberise.3 vite sakrifice,mund dhe ne fund shperblim ku e arritem qellimin historik se bashku me shoket e skuadres pra inkuadrimin ne Superlige.Faleminderit kryetarit te klubit per korrektesine dhe perkrahjen si nga ana financiare ashtu edhe moralePer klubi tim te ri do te njoftoheni ditet ne vijim.Respekte, Kujtim Qeli”. /Sinjali Sportiv/.