image ZYRTARE: Thiago Silva vazhdon me Chelsean edhe një vit

Futboll

ZYRTARE: Thiago Silva vazhdon me Chelsean edhe një vit

news image

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Chelseat për rinovimin e kontratës edhe për një vit, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra londineze para pak çastesh njoftoi në “Twitter” për nënshkrimin me qendërmbrojtësin veteran.

Silva si 36 vjeçar, në këtë sezon me “blutë” arriti që të realizoj ëndrrën e tij të kah motshme për t’u stolisur me trofeun e Ligës së Kampionëve.

/Gazeta Sinjali Sporti/