image Zyrtare: Suada Jashari vazhdon udhëheqjen e KFV Prishtina

Futboll

Zyrtare: Suada Jashari vazhdon udhëheqjen e KFV Prishtina

news image

Pas një sezoni historik që përfundoi me inkuadrim në Superligën e Kosovës, KFV Prishtina ka konfirmuar se trajnerja Suada Jashari do të vazhdojë të udhëheq ekipin edhe në sezonin 2025/26.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi, që e ka cilësuar vazhdimin me Jasharin si vazhdimësi e një pune të jashtëzakonshme që ka sjellë rezultate konkrete dhe motivim të madh për futbollistet.

KOMUNIKATA E PLOTË:

NJOFTIM ZYRTAR!

KFV PRISHTINA DREJT SUPERLIGËS ME SUPERTRAJNEREN SUADA JASHARI!

Me shumë krenari ju njoftojmë se Suada Jashari do të vazhdojë drejtimin e ekipit tonë edhe për sezonin 2025/26!

Pas një sezoni historik ku arritëm inkuadrimin në Superligën e Kosovës, klubi ynë konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajneren që me punë dhe pasion ka ndërtuar një ekip frymëzues dhe luftarak.

Suada është më shumë se një trajnere, ajo është forcë, vizion dhe inspirim për çdo vajzë që beson në vetvete dhe në fuqinë e sportit.

KFV Prishtina mbetet ekipi i vetëm në vend që drejtohet nga një kryetrajnere, dhe këtë e shohim si një mision për të fuqizuar vajzat në sport dhe përtej tij. Me Suadën në krye, ne nuk jemi vetëm një ekip, jemi një lëvizje për barazi, lidership dhe suksese të merituara!

Ky sezon i ri është një ftesë për të gjitha vajzat që ëndërrojnë: ejani, stërvituni, guxoni dhe bëhuni pjesë e kësaj rruge historike!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/