Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në krye të Kombëtares së Italisë, tre vjet pasi u largua nga posti i trajnerit të Azzurrëve. Bashkë me të, Claudio Ranieri është emëruar drejtor teknik i përfaqësueses italiane.
Emërimi i Mancinit vjen pas një periudhe të trazuar në futbollin italian. Më 12 korrik, Paolo Maldini ishte prezantuar si drejtori i parë teknik i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ndërsa ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Leonardo, mori rolin e këshilltarit special.
Dyshja kishte prezantuar një projekt për ringritjen e futbollit italian, duke nisur nga akademitë, ndërsa ishte përfolur edhe mundësia e emërimit të Pep Guardiolës si trajner. Megjithatë, plani dështoi dhe Maldini me Leonardon dhanë dorëheqjen, pasi tentativa për të emëruar Andrea Pirlon u bllokua për shkak të kontratës së tij si ambasador global i një kompanie ruse të basteve.
Pas këtyre zhvillimeve, drejtuesit e federatës vendosën t’i rikthehen opsionit të preferuar, Roberto Mancinit, i cili ishte larguar në vitin 2023 për të marrë drejtimin e Kombëtares së Arabisë Saudite.
Konfirmimi zyrtar erdhi nga Federata Italiane e Futbollit, e cila njoftoi shkurt:
“Roberto Mancini është trajneri i ri i Kombëtares.”
Mancini drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në vitin 2023. Gjatë mandatit të tij fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020, por nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Kupën e Botës 2022.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!