image Zyrtare: Ranieri rikthehet në Premierligë

Futboll

Zyrtare: Ranieri rikthehet në Premierligë

news image

Trajneri italian, Claudio Ranieri, është rikthyer në Premierligë. Ai ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Watfordit.

Kjo është bërë zyrtare nga vetë klubi anglez në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Kështu, Ranieri bën rikthimin e tij në Premierligë, pas dy vitesh, ku ishte trajneri i Fulhamit për një vit.

Së fundmi, Ranieri ishte trajner i Sampdorias, ku qëndroi për dy vite.

Në Premierligë ai arriti sukses të jashtëzakonshëm me Leicesterin, kur e fitoi Premierligën./Gazeta Sinjali Sporti/