Klubi i basketbollit Prishtina ka zyrtarizuar basketbollistin më të ri të tyre, shkruan Sinjali Sport.
Bardhekaltërit nënshkruan me Arbër Berishën.
Berisha vije nga skuadra turke Bornova Belediye tek kryeqytetasit e Kosovës.
Qendra pejane më parë ka luajtur edhe në Superligën e Kosovës, për skuadrën e Pejës dhe të Golden Eagle Yllit.
Prishtina ka filluar përforcimet me kosovarin, mirëpo nuk do të ndalen, për ta bërë skuadren e gatshme për edicionin e ri.