image Zyrtare: Pajaziti transferohet te Hajduku i Splitit

Futboll

Zyrtare: Pajaziti transferohet te Hajduku i Splitit

news image

22-vjeçari ka firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin kroat Hajduk Split, duke bërë kështu transferimin nga Fulhami anglez. Pajaziti, i cili është reprezentues i Shqipërisë, nuk arriti të depërtojë në ekipin e parë të Fulhamit, duke kaluar periudha huazimi në skuadra të ndryshme.

Ai ka luajtur te Haugesundi në Norvegji dhe te Gorica në Kroaci, ku la përshtypje me paraqitjet e tij, duke realizuar tre gola në 23 ndeshje.

Adrioni ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë të Fulhamit, në kuadër të Kupës EFL kundër Birmingham Cityt, më 24 gusht të vitit 2021.

Pas nënshkrimit me Hajdukun, Pajaziti është bashkuar menjëherë me ekipin dhe do të mbajë numrin 4 në fanellën e tij.

Futbollisti është i lindur në Londër, ku e nisi karrierën e tij te Fulhami, dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet e grupmoshave të ndryshme. Në mars të këtij viti, ai bëri debutimin me kombëtaren A të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Anglisë në ‘Wembley’, duke luajtur dy ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar.

Klubi Hajduk Split ka uruar Pajazitin për këtë transferim, duke shprehur dëshirën për shumë sukses dhe paraqitje të mira me fanellën e bardhë: “Adrioni ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës e Shqipërisë, ndërsa në mars debutoi te Shqipëria A në ndeshjen në ‘Wembley’ ndaj Anglisë.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/