image Zyrtare: Napoli e huazon mbrojtësin e Manchester United

Futboll

Zyrtare: Napoli e huazon mbrojtësin e Manchester United

news image

SSC Napoli njofton se ka transferuar Axel Tuanzebe nga Manchester United me formën e huazimit deri më 30 qershor 2022.

Axel Tuanzebe u rrit në akademinë e të rinjve të Manchester United dhe me ekipin A bëri debutimin e tij në Premier League në sezonin 2016/2017.

Në vitin 2018 ai u huazua te Aston Villa. Më pas rikthimi në Manchester për 2 sezone, deri në huazimin e ri te Aston Villa në 2021.

Tuanzebe ka 28 paraqitje në Premier League dhe është mbrojtësi më i ri i Aston Villa me të paktën nëntë paraqitje këtë sezon. Duke përfshirë Premier League 2, paraqitjet totale të Tuanzabe janë 84.

Mbrojtësi i lindur në Kongo dhe i natyralizuar në Angli ishte gjithashtu në ekipin kombëtar anglez në grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

/Gazeta Sinjali Sporti/