image ZYRTARE: Murat Yakin emërohet selektor i Zvicrës

Futboll

ZYRTARE: Murat Yakin emërohet selektor i Zvicrës

news image

Murat Yakin është pasuesi i Vladimir Petkovic në krye të kombëtares së Zvicrës dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar.

Mediat helvete e kishin bërë të kryer që një ditë më parë dhe sot Federata Zvicerane e Futbollist ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar gjithçka.

Yakin e ka nisur karrierën si trajner te Concordia Basel si asisent, për të bërë më pas të njëjtën detyrë te Grasshoppers. Ai ka drejtuar më pas edhe ekipin e dytë të klubit nga Zyrihu, sikurse edhe të parën para 4 vitesh.

Yakin, 46 vjeç, ka qenë pjesë e rëndësishme e Zvicrës si futbollist, duke luajtur 44 ndeshje. Për të mbetur te karrierë si trajner, në Zvicër ka drejtuar edhe Thun, Luzern, Basel, Sion dhe Schaffhausen së fundmi.

/Gazeta Sinjali Sporti/