Futbollisti, Muhamed Dubova do ta vazhdojë karrierën larg Kosovës.
Lojtari i Gjilanit ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Sllovakia, FK Dubnica nad Vahom.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Gjilanit, e cila nuk ka publikuar detaje të marrëveshjes.
Detajet e transferimit nuk janë publike, ndërkohë që dokumentacioni tashmë është kompletuar me futbollistin që i është bashkuar klubit nga Sllovakia. /Gazeta Sinjali Sporti/