image MSH jep detaje për marrëveshjen me Pfizer për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Shëndetësi

MSH jep detaje për marrëveshjen me Pfizer për sigurimin e vaksinave antiCOVID

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë zyrtarisht është arritur marrëveshja për sigurimin e 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina antiCOVID me “Pfizer”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas MSH-së, me vaksinat e siguruara, synohet që deri në fund të vitit 2021, të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.

“Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021.

Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së./Gazeta Sinjali/