Mesfushori gjakovar, Jeton Dushi, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me FC Drenicën, shkruan Sporti në Sinjali.
Futbollisti që iu bashkua ‘kuqezinjëve’ para fillimit të sezonit, nuk do jetë pjesë e tyre edhe për stinorin pranveror.
Kjo është konfirmuar nga Jeton Dushi, përmes një njoftiminë llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Njoftimi nga Jeton Dushi (pa ndërhyrje):
“Përshendetje desha të ju njoftoj se që nga sot kam ndëprerë bashkpunimin me Kf Drenica i falenderoj të gjith shoket per mbeshtetjen qe ma kan dhene sa kam qen pjes e klubit po ashtu i falenderoj edhe grupin e tifozëve shqiponjat e zeza për përkrahjen gjat gjith kohes sa kam qen pjes e klubit. Kf Drenices i deshiroj suksese ne vazhdim”.
Përveç te Drenica, Jetoni Dushi më herët ka luajtur edhe te Dukagjini e Vëllaznimi. /Sporti në Sinjali/.