image ZYRTARE: Manchester United emëron Ralf Rangnick trajner deri në fund të sezonit

Futboll

ZYRTARE: Manchester United emëron Ralf Rangnick trajner deri në fund të sezonit

news image

Manchester United ka zyrtarizuar emërimin e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vjet të tjera.

Ralf Rangnick tha: “Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin.

“Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip.

“Përtej kësaj, mezi pres të mbështes objektivat afatgjata të klubit në bazë të konsulencës”, është shprehur Rangnick.

Ndërkohë klubi anglez ka konfirmuar se Michael Carrick do të qëndrojë në krye të ekipit të parë derisa të finalizohet viza e punës e Ralf.

“Djajtë” kanë falenderuar Lokomotivën e Moskës për bashkëpunimin e tyre në procesin e sjelljes së Ralf në Manchester United. /Gazeta Sinjali Sporti/