image ZYRTARE: Man United kompleton transferimin e Mount nga Chelsea

Futboll

ZYRTARE: Man United kompleton transferimin e Mount nga Chelsea

news image

Mason Mount është prezantuar si lojtari më i ri i Manchester United.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi i Manchester United në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se lojtari ka kompletuar marrëveshjen.

Mason Mount i bashkohet Manchester United nga Chelsea me marrëveshje fillestare prej 55 milionë funteve plus 5 milionë funteve shtesë.

Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028, me opsion për sezonin e mëtejshëm.

/GazetaSinjaliSport/