image Zyrtare: Liria FC prezanton trajnerin e ri, paralajmërohen edhe shumë përforcime

Futboll

Zyrtare: Liria FC prezanton trajnerin e ri, paralajmërohen edhe shumë përforcime

news image

Klubi i njohur kosovar, Liria, ka njoftuar për ndryshimet e bëra së fundmi në shtabin teknik, transmeton Sinjali Sportiv.

Kryetari i klubit prizrenas, Qemal Krasniqi, për faqen zyrtare të klubit ka njoftuar për ndryshimet e bëra.

 “Nga dita e hënë ekipit të Lirisë, si shef i shtabit teknik, do t’i prijë Naci Sensoy. Këto ndërrime janë bërë si domosdoshmëri e momentit, si dhe në koordinim me gjithë strukturat e klubit. Ish shefi I shtabit teknik, Skender Shegyli dhe ndihmësi, Sinan Osmani, do të vazhdojnë të jenë pjesë e Lirisë në pozicione të tjera” – ka thënë Krasniqi, duke bërë të ditur se ndërrimet janë bërë para dy ditësh.

Qemal Krasniqi gjithashtu ka paralajmëruar se skuadra do përforcohet edhe me 6 ose 7 futbollistë nga Kosova dhe jashtë saj, për të cilët tha se do e bëjnë dallimin në cilësi.

Image may contain: 1 person
Naci Sensoy / Trajneri i ri i Lirisë.

Për faqen zyrtare të klubit ka folur edhe trajneri i ri i Lirisë, Naci Sensoy, i cili tha se me punë mund të arrihen objektivat.

“Kjo është përvoja ime e parë në Kosovë. Do të mundohem që të jap maksimumin. Jemi 9-të pikë prapa liderit, situata është paksa e vështirë, por besoj në përvojën time. Shpresoj shumë edhe në mbështetje të gjerë, pas një riselektimi e riorganizimi dhe sjelljes së disa përfocimeve kualitative  dhe me punë, të arrijmë objektivin” – u shpreh Sensoy.

Ndryshe, Naci Sensoy ka punuar më parë në Turqi, Azerbejxhan, Bullgari, Shqipëri, Serbi dhe në Arabi Saudite. /Sinjali Sportiv/.