image ZYRTARE: Leipzig konfirmon rikthimin e Werner, vetëm dy vite pasi e largoi te Chelsea - Sinjali

ZYRTARE: Leipzig konfirmon rikthimin e Werner, vetëm dy vite pasi e largoi te Chelsea

news image

Klubi gjerman, Leipzig ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Timo Werner në skuadër.

Werner i është bashkuar skuadrës në një kontratë pesë-vjeçare deri më 2027.

Leipzig shiti sulmuesin gjatë verës së vitit 2020 tek Chelsea për shumën e rreth 50 milionë eurove, ndërsa tani rikthehet për rreth 20 milionë eurosh, pas dy sezoneve jo të mira në Premier Ligë.

Ai ka shënuar 95 gola në 159 paraqitje me Leipzig përpara se të kalonte te Chelsea.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: