Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, shkruan Sinjali.
Ajo është caktuar kandidate e kësaj partie për kryeministre me konsensus të plotë brenda partisë, mëson Sinjali nga burimet.
Në dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Osmanin si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA /Sinjali