image ZYRTARE: Kepa i bashkohet Real Madridit

Futboll

ZYRTARE: Kepa i bashkohet Real Madridit

news image

Real Madrid dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit Kepa Arrizabalaga, i cili është i lidhur me klubin madrilen këtë sezon, deri më 30 qershor 2024.

Lajmin e ka konfirmuar klubi spanjoll përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Në pesë sezonet e tij në Chelsea ai ka fituar 1 Champions League, 1 Kupën e Botës, Klube , 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Europa League. Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Premier League për sezonin 2022-2023″, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Kepa është ndërkombëtar me skuadrën spanjolle, me të cilën është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023. Me Spanjën ka fituar edhe Kampionatin Evropian U19 në vitin 2012.

Ai do të prezantohet nesër si lojtari më i ri i Real Madridit.

/GazetaSinjaliSport/