KB Penza ka arritur që të përforcohet edhe me shërbimet e amerikanes, Ionna McKenzie, shkruan Sinjali Sport.
Klubi nga Peja ka goditur me transferimin e qendrës amerikane një javë para Superkupës së Kosovës, duke treguar synimet e saja.
McKenzie është përforcimi i radhës i skuadrës pejane, që arrin në tre basketbolliste të huaja.
Pas Cheah Rael-Whitsitt dhe Briana Williams që arritën marrëveshjen javë më parë skuadrën edhe McKenzie u zyrtarizua sot për sezonin e ri.
25 vjeçarja i bashkohet Penzës nga skuadra e Lituanisë, BC Klaipedos Neptunas.
Më poshtë në video mund të shihni aftësitë e saja në elitën e basketbollit lituanes: