Portieri legjendar, Iker Casillas përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Federatës Spanjolle të Futbollit.
“Po, u-në do të prezantoj vetën para Presidencës së Futbollit Spanjoll kur të shpallen zgjedhjet”, ka shkruar ndër të tjera Casillas në postimin e tij.
Ish-lojtari i Real Madrid, Casillas vitin e kaluar pati probleme me zemër, por përsëri iu rikthye futbollit.
Ai po vazhdon të luaj për skuadrën e Portos, por tashmë ka bërë planet se çka do të bëjë pasi të pensionohet./Gazeta Sinjali/