image ZYRTARE: Gjilani transferon futbollistin nga Shqipëria, Fabjan Beqja

Futboll

ZYRTARE: Gjilani transferon futbollistin nga Shqipëria, Fabjan Beqja

news image

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin më të ri në klubin e tyre.

Skifterët kanë konfirmuar transferimin më të ri të afatit kalimtar veror.

Fjala bëhet për mesfushorin shqiptar, Fabjan Beqja i cili është përforcimi më i ri i skuadrës së Ismet Munishit.

Beqja nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Gjilanin, e cila do ta mbajë të paktën deri në vitin 2023.

26-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Kategorinë Superiorë në dy vitet e fundit u pati paraqitje të mira nga mesfusha.

/Gazeta Sinjali Sporti/