image Zyrtare: Futbollisti i Shqipërisë nënshkruan kontratë me Chelsean

Futboll

Futboll/ Zyrtare: Futbollisti i Shqipërisë nënshkruan kontratë me Chelsean

news image

Talenti nga Shqipëria, Armando Broja ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Londra, Chelsea.

Ai e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në Instagram, ku është shprehur shumë i lumtur.

“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën profesionale me Chelsean, faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë mbështetur dhe më kanë qëndruar prapa, nuk do të isha këtu pa ata.”, ka shkruar Broja.

18 vjeçari është duke kaluar në një formë fantastike me ekipin e të rinjve të Chelseas.

Me ekipin e u18 të ‘bluve’, Broja ka shënuar 9 gola në 9 paraqitje, kurse me ekipin e u23, në 10 paraqitje ka shënuar 3 gola.

Duke e parë problemet që Chelsea ka në sulm, shumë shpejtë mundet që Broja të bëhet pjesë e ekipit të parë./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B8trHgpAyHN/?utm_source=ig_web_copy_link