image Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares U21, Edvin Kurtulus i bashkohet Hammarby

Futboll

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares U21, Edvin Kurtulus i bashkohet Hammarby

news image

Kapiteni i Kombëtares U21 së Kosovës, Edvin Kurtulus, ndërron skuadër, raporton Sinjali Sport.

Kurtulus ka nënshkruar për tri vite me skuadrën suedeze Hammarby.

Megjithatë, mbrojtësi i krahut të djathtë do qëndrojë për pjesën e mbetur të sezonit te Halmstads.

21-vjeçari përfaqëson Kosovën U21, ku tashmë ka bërë pesë paraqitje.

Kurtulus ka prejardhje nga Prizreni, derisa ka lindur në Suedi.

Ndryshe, Edvini te skuadra e Hammarbys do luajë së bashku me reprezentuesin tjetër të Kosovës, Astrtit Selmanin.

/Gazeta Sinjali Sporti/