Gjatë ditës së sotme, FC Malisheva ka prezantuar shtatë përforcimet e reja, shkruan Sporti në Sinjali.
FC Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me shtatë futbollist, teksa dy prej tyre janë në formë huazimi nga Ballkani.
Me të gjithë futbollistët, klubi nga Malisheva ka arritur marrëveshje për 6 muaj, por me mundësi vazhdimi.
Futbollistët që i janë bashkuar skuadrës janë Viktor Kuka, Arbios Thaçi, Armend Abazi, Ardian Hoti, Bleon Sekiraqa, Endrit Asllanaj dhe Flamur Gashi.