image ZYRTARE: Donis Avdijaj i bashkohet klubit austriak

Futboll

ZYRTARE: Donis Avdijaj i bashkohet klubit austriak

news image

TSV Hartberg do të jetë klubi i tij i pestë për Donis Avdijaj, në dy vitet e fundit, raporton Gazeta Sinjali Sport.

Sulmuesi nga Kosova Avdijaj ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare si lojtar i ri me klubin nga Bundesliga e Austrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga TSV Harberg në uebsajtin e klubit dhe nga vetë Avdijaj në rrjetet sociale.

Nga viti 2019 kur u lirua nga Willem II për t’iu bashkuar Trabzonsporit, Avdijaj ka shëtitur nga klubi në klub, duke mos kaluar as edhe një sezon te një klub, për shkak të sjelljes joprofesionale.

Avdijaj i ka gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar më që prej vitit 2018./Gazeta Sinjali Sporti/