image Zyrtare: Derbi i Anamoravës zhvillohet në Prishtinë

Futboll

Zyrtare: Derbi i Anamoravës zhvillohet në Prishtinë

news image

Klubi i futbollit, Drita, ka njoftuar se kryendeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës, atë të përballjes me Gjilanin, do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Siç ka njoftuar klubi nga Gjilani, ndeshja do të luhet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan.

Njoftimi i klubit të Dritës në Facebook:

FC DRITA si nikoqire ju njofton se kryendeshja e javës së gjashtë në Superligë mes klubit tonë dhe SC Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Derbi më i madh lokal, FC DRITA –SC Gjilani do të zhvendoset të zhvillohet në Prishinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë.Në gjendjen aktuale, stadiumi “Selami Osmani – Bezi” është në restaurim dhe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje derbi të tillë.Kjo ndeshje zhvillohet më 26 shtator, ora 15:00, ndërsa për detaje të tjera rreth këtij takimi do të njoftoheni me kohë.

Ndeshja do të luhet më 26 shtator, në orën 15:00. /Gazeta Sinjali Sporti/