image ZYRTARE: Chelsea nënshkruan me talentin anglez

Futboll

ZYRTARE: Chelsea nënshkruan me talentin anglez

news image

Chelsea ka njoftuar se ata kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e talentuar 18-vjeçar, Carney Chukwuemeka nga Aston Villa.

“18-vjeçarit i është dhënë leja për të udhëtuar në Londër për të diskutuar të dyja kushtet personale dhe për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor”, thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të klubit londinez.

Fabrizio Romano thekson se lojtari do të udhëtojë sonte për në Londër, me një tarifë rreth 15 milionë funte plus shtesa, në një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2028.

Testet mjekësore për Carney planifikohen të mërkurën, i cili do të zbulohet si nënshkrim i ri më vonë këtë javë.

Interesim për talentin kishte shfaqur edhe Milani, megjithatë Chelsea është treguar më e shkathët duke arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit.

/GazetaSinjaliSport/