image ZYRTARE: Chelsea kompleton blerjen e yllit italian nga Interi

Futboll

ZYRTARE: Chelsea kompleton blerjen e yllit italian nga Interi

news image

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e yllit italian, Cesare Casadei nga klubi i Interit.

Mesfushori italian i është bashkuar Bluve me një marrëveshje të përhershme prej 15 milionë eurosh nga Interi plus 5 milionë euro shtesa.

“Mesfushori adoleshent konsiderohet si një nga perspektivat më të ndritura të atdheut të tij pasi shkëlqeu në nivelin e të rinjve për klubin dhe vendin, duke qenë pjesë e skuadrës italiane që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-19 në verë,” thuhet në faqen zyrtare të klubit të Chelseas.

Casadei fitoi titullin Primavera me Interin sezonin e kaluar, duke shënuar në finalen e play-off kundër Romës.

19-vjeçari shënoi 25 gola në 66 paraqitje në Campionato Primavera në Inter dhe ka 12 ndeshje të Italisë U19.

/GazetaSinjaliSport/