image Zyrtare: Chelsea ia zgjatë kontratën Abrahamit

Futboll

Zyrtare: Chelsea ia zgjatë kontratën Abrahamit

news image

Skuadra angleze, Chelsea, ia ka zgjatur kontratën futbollistit, Tammy Abraham, edhe për tri vite të tjera.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat në ishull si dhe trajneri Frank Lampard, të cilët kanë bërë të ditur se lojtari do të vazhdojë qëndrimin e tij në Londër.

Abraham me kontratën e re do të mbetet në “Stamford Bridge” deri në vitin 2023.

Lojtari ka 16 gola këtë sezon me “Blutë” dhe Chelsea do të jetë më e qetë pasi që tanimë ka nënshkruar kontratën e vazhdimit me sulmuesin në fjalë.

Lajmin e kanë pritur mirë edhe tifozët e Chelseas pasi që ka qenë njëri nga lojtarët më të spikatur te Chelsea./Gazeta Sinjali/