image Zyrtare: Bujar Pllana nënshkruan me FC Feronikelin

Futboll

Zyrtare: Bujar Pllana nënshkruan me FC Feronikelin

news image

FC Feronikeli ka konfirmuar transferimin edhe të një futbollisti tjetër.

Bëhet fjalë për Bujar Pllanën, i cili luan si qendërmbrojtës, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Pllana ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19 kurse më parë ishte pjesë e klubit mitrovicas, Trepça ’89.

Për transferimin e tij te Feronikeli, foli edhe vetë futbollisti.

“Jam i lumtur që nga sot edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit të FC Feronikelit, dhe dua t’i falënderoj udhëheqsinë e klubit në veçanti zëvendës presidentin Ragip Veselin për besimin që ka te une dhe ju premtoj se do të angazhohem dhe do të jap më të mirën”, tha Pllana.

/Gazeta Sinjali/