image Zyrtare: Bruno Fernandes zgjidhet futbollisti më i mirë tek United për sezonin që shkoi

Futboll

Zyrtare: Bruno Fernandes zgjidhet futbollisti më i mirë tek United për sezonin që shkoi

news image

Futbollist portugez, Bruno Fernandes është zgjedhur më i miri tek Manchester United për sezonin që shkoi.

Fernandes, që u transferua në janar të këtij viti tek United, ka arritur të bëhet një nga lojtarët më të rëndësishëm te “Djajtë e Kuq”, transmeton Sinjali Sportiv.

Në 14 ndeshje sa ka luajtur në Premier Ligë, ai ka arritur të shënojë 8 gola.

Portugezi u transferua tek United për 55 milionë euro, por me bonuse çmimi i tij mund të shkojë deri në 80 milionë euro./Gazeta Sinjali/