image Zyrtare: Basketbollisti amerikan i bashkohet klubit kosovar

Basketboll

Sporti/ Zyrtare: Basketbollisti amerikan i bashkohet klubit kosovar

news image

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcime para stinorit të ri.

Skuadra nga Theranda ka angazhuar basketbollistin amerikan Jameel McKay. McKay është i gjatë 2.06m dhe luan në pozitat katër dhe pesë.

Njoftimi i plotë nga klubi therandas:

JAMEEL McKAY vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle YLLIT

Ardhja e Jameel McKay në klubin tonë nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”.

I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe karizmatik, McKay zbarkon në Suharekë.

Në pozitat 4/5 është i pakontestueshëm, pas një përvoje jo të vogël, disa herë në përzgjedhje të lojtarëve më të mirë, më i miri në lojën mbrojtëse tek IOWA State dhe pjesë në NBA Draft, ai ka vendosur që numrin 1 që e ka mbajtur tek IOWA State, ta vendosë para klubit tonë në këtë sezon.